Bajrami pret që Projektligji për rimëkëmbje ekonomike të kalojë këtë javë

06 tetor 2020 | 00:01

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur rreth Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili pesë herë deri më tash ka dështuar të votohet në Kuvend.

Ajo ka thënë se pret që kësaj jave të kalojë projektligji për rimëkëmbje ekonomike pasi qeveria ka votat e nevojshme, derisa mos kalimin e tij pesë herë në Kuvend e ka arsyetuar me faktin e mungesës së disa deputetëve për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe ato shëndetësore.

“Koalicioni ka më shumë se 60 vota, ka 62, 63 vota. Kemi pasur edhe 64 vota. Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se kësaj jave, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh Bajrami në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur…