Bajrami, pushtetit: Sa është numri i prindërve që s’po munden të aplikojnë në ‘e-Kosova’?

28 gusht 2023 | 15:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 15 viteve, ka thënë se nxënësit nuk do t’i kenë të gjitha librat.

“Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat

A e dinë trumbetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në e-Kosova?

A e dinë ata që MAShTI ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?

Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arrit me i pasë komplet të gjitha librat?Veç ju lavdëroheni me dështime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimi i pallatit të tretë të miliarderes Kylie Jenner ka…