Bajrami reagon pas vendimit të Komerciales në favor të ZRrE-së: Kurti me politika ku fitojnë vëllai Luan Dalipit, NOA dhe Vukhamoviqi

12 gusht 2025 | 13:29

Pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Albin Kurti tashmë është duke bërë politika ku përfitojnë të afërmit e tij.

“Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1 për qind të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviqit”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.

Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1 për qind të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviqit.

Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
S’ka as anulim, as pezullim të vendimit të Zyrës së…