Bajrami shpreh gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me institucionet financiare

07 korrik 2020 | 16:16

Ministrja Hykmete Bajrami ka pritur sot drejtorin e Shoqatës së Bankave Petrit Balija me të cilin ka diskutuar për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin bankar.

Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e Shoqatës së Bankave për angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës në adresimin e sfidave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia. Ajo shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe institucionet financiare me qëllim të zhvillimit të sektorit privat.

Në anën tjetër drejtori i Shoqatës së Bankave Petrit Balija, falënderoi Ministren Bajrami për bashkëpunimin me sektorin bankar, veçanërisht Shoqatën e Bankave, dhe ofroi përkrahjen e Shoqatës për Qeverinë e Kosovës për implementimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, është takuar…