Bajrami: Tani do të kemi dëshmitarë të vërtetë, Specialja në fund do të bjerë një aktgjykim shfajësues për ish-krerët e UÇK-së

12 shtator 2025 | 11:10

Akademik Arsim Bajrami ka folur për shkeljen e të drejtave ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka vlerësuar se gjatë këtij muaj në Gjykatën Speciale do të ketë dëshmitarë autokton.

Në një intervistë për RTK, Bajrami ka deklaruar se këtë dëshmitar të mbrojtjes kanë qenë partner të shtetit të Kosovës. “Fatmirësisht, gjatë shtatorit ne do të kemi dëshmitarë autoktonë, të vërtetë, të cilët kanë qenë partnerë tanë në procesin e shtetndërtimit, me të cilët kemi punuar bashkë dhe kemi koordinuar gjithçka, përfshirë edhe Shpalljen e Pavarësisë”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i bindur se në fund të procesit gjykata do të marr një vendim shfajësues për të gjithë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

“Thellësisht jam i bindur, edhe si jurist i karrierës, se nëse gjykata udhëhiqet nga ato parime, ajo do të bie një aktgjykim shfajësues, i cili do të lironte të gjithë të akuzuarit atje, do të hiqte ‘ato re të zeza’ që thoshin dikur në momentin e themelimit, që do të pastronte UÇK-në dhe uroj që do të hapte një perspektivë pozitive për Kosovën, që edhe ato shtete, të cilat deri më tani kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta pranojnë atë si partner të barabartë në komunitetin ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka folur për…