Bajrami thotë se do të ketë rritje të buxhetit për reformat në arsim

24 shkurt 2020 | 12:05

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”.

Ministrja Hykmete Bajrami, ka deklaruar se gjendja në arsim është jo e mirë dhe se ka nevojë për përmirësime dhe ngritje të cilësisë.

Bajrami ka bërë me dije se do të ketë rritje të buxhetit për reformat në arsim.

“Ne jemi në ditët e para të marrjes se mandatit dhe kemi vërejtur që në shumë fusha nevojitet përmirësime siç fillon edhe ky projekt. Besoj që të gjithë së bashku do të punojmë në përmirësimin e këtyre fushave. Që nga parashkollorët e deri të niveli i lartë të ngritet cilësia e arsimit, do të kemi mobilizim dhe bashkëpunim me ndërkombëtaret”.

“Kemi nevojë që të kemi një fuqizim të aktivitetit hulumtues. Do të hapen horizonte për integrimin e zonës së Kosovës në hapësirën e kërkimit që të jenë në harmoni me hapjen e vendeve të punës”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”…