
Bajrami tregon pse LDK-ja votoi për Nenad Rashiqin
10 tetor 2025
| 12:19
Shefja e grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bjarami pas votimit të Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendi të Kosovës, ka treguar se pse kjo parti ka votuar në favor të tij.
“Ne votuam për Nenadin sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim sipas asaj që kemi kuptuar ai ka të drejtë të zgjidhjet si nënkryetar i komunitetit serb. E kemi parë nga fillimi që varet nga partia e parë dhe nëse nuk do të formohet qeveria, vota e LDK-së do të jetë për shpërbërje të Kuvendit. Ka kaluar shumë kohë dhe në mars kemi zgjedhjen e presidentit. Nuk e kemi pasur të qartë këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi e kemi parë që ka të drejtë të zgjidhet”, ka thënë Bajrami.