Bajrami, LV-së: Kosovën s’mund ta rrënoni, diaspora s’është monedhë për kusuritje

02 prill 2021 | 21:22

Hykmete Bajrami e LDK-së thotë se diaspora nuk është monedhë për kusuritje e LV-së dhe Kurtit.

Ajo thotë se Kosova nuk zhbëhet me kërcënime e me ligje në mes të natës.

Postimi i plotë i saj në “Facebook”:

Mënyra e futjes në rend dite (natën) e Ligjit që ka më shumë se një dekadë që duam ta ndryshojmë, është përpjekje për destablitet politik dhe gërryerje e rendit demokratik në vend.

Fshehja prapa diasporës së Kosovës dhe thirrja në emër të saj për ndryshimet ligjore në vend, janë karakteristika të cinizmit politik dhe mosgatishmërisë për te udhëhequr me shtetin në një kohë përplot sfida.

Diaspora nuk është monedhë për kusuritje e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit dhe as mjet për arritjen e qëllimeve politike. Zgjidhja për diasporën nuk bëhet duke kërcënu skenën politike dhe as duke i shantazhu një pjesë të opozitës që ka dëshmuar vullnetin për të ndërtuar shtetin.

Kosova nuk zhbëhet me kërcënime as me ligje në mes te natës. Nuk përulet me pandershmërinë dhe mungesën e kapaciteteve të atyre që sot nuk kanë guxim ta drejtojnë.

Ky është fillimi i sfidimit të shtetit. Por jo i rrënimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur…