Bajrush Xhemaili: Më 7 qërshor, mbështeteni Kaltrinë Lohajn, numri 29, një zë i denjë për Ferizajn dhe për Kosovën
Ish kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemail, i ka dhënë mbështetje kandidates për deputete të PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se Kaltrinë Lohaj nuk kandidon vetëm me një numër në listë. “Ajo kandidon me historinë, sakrificën dhe vlerat e një familjeje që dha shumë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Xhemaili.
“Me babain e saj, Abdullah Lohajn, kam ndarë të njëjtën qeli në burgun e Vranjës, ndërsa nëna e saj Shahadia dhe motra ime Nazifja përjetuan bashkë vuajtjet e burgut të Mitrovicës”, ka shkruar ai.
Bajrush Xhemaili ka theksuar se më 7 qërshor, mbështeteni Kaltrinë Lohajn, numri 29, një zë i denjë për Ferizajn dhe për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
NGA FAMILJET E SAKRIFICES LINDIN ZERAT E SE ARDHMES.
Kaltrinë Lohaj nuk kandidon vetëm me një numër në listë. Ajo kandidon me historinë, sakrificën dhe vlerat e një familjeje që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Bijë e dy ish të burgosurve politikë, e rritur me idealet e atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj kombit, Kaltrina sot kërkon besimin e qytetarëve si kandidate për deputete nga PDK me numrin 29.
Me babain e saj, Abdullah Lohajn, kam ndarë të njëjtën qeli në burgun e Vranjës, ndërsa nëna e saj Shahadia dhe motra ime Nazifja përjetuan bashkë vuajtjet e burgut të Mitrovicës. Kjo është një histori që flet për qëndresë, dinjitet dhe përkushtim ndaj atdheut.
Më 7 qërshor, mbështeteni Kaltrinë Lohajn, numri 29, një zë i denjë për Ferizajn dhe për Kosovën.



