Baki Jashari përfundon mandatin si drejtor i Filharmonisë së Kosovës

16 prill 2024 | 16:48

“Profesori dhe dirigjenti Baki Jashari po e përfundon mandatin e tij si drejtor i Filharmonisë së Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai ka bërë me dije se në takimin e sotëm, ka falënderuar Jasharin për kontributin jetësor në skenën e muzikës klasike dhe atë 18-vjeçar në forcimin e institucionit të Filharmonisë.

“Deri në shpalljen e konkursit të rregullt, si ushtrues detyre i drejtorit të Filharmonisë së Kosovës është emëruar Dardan Selimaj, zyrtar i brendshëm i këtij institucioni”, ka shkruar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen…