Balaj-Halimaj: Do të zbardhën rastet e dhunës seksuale gjatë luftës

15 tetor 2020 | 15:50

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka vizituar të enjten Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Gjatë kësaj vizite, ajo ka thënë se si shoqëri ndihen keq që ende ata që kanë kryer këto krime janë në liri. Balaj-Halimaj ka theksuar se këto raste do të zgjidhen.

“Emocion i veçantë me u taku me këto gra dhe ne si shoqëri ndihemi keq si shoqëri derisa këta kriminel janë në liri. Kjo qendër është marr ekskluzivisht me dhunimin e grave dhe unë  këtu kam me premtuar që ka me pas ndriçim të këtyre rasteve. Dhuna seksuale në Kosovë është në kategorinë e gjenocidit ku kemi thuajse 20 mijë gra të dhunuara”, ka thënë ajo.

Ndërsa drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj, ka kërkuar që të shqyrtohet statusi i njohjes së viktimave të dhunuara. “Njohja e statusit të viktimave fatbardhësitë u zotua se do të shqyrtohet”, ka thënë Tahiraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka miratuar të enjten strategjinë për vaksinimin masiv…