Balaj-Halimaj takohet me Kamberin, bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

27 nëntor 15:46

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka pritur në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Sot pata një takim të përzemërt me kryetarin e grupit parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi. Me z. Kamberi biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë!”

“Në emër të qeverisë së Kosovës z. Kamberi e sigurova që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë. Në funksion të kësaj qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës!”

“Deputetin Kamberi po ashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  përmes një komunikae…