Balaj: Në të kaluarën vota është blerë me 20 euro, Kurti e ka rritur “ofertën”

06 nëntor 2025 | 22:13

Analisti politik Labinot Balaj, pati një mendim më ndryshe sonte sa i përket dhënies nga 100 euro për studentëve, të cilën qeveria e bëri pak ditë para zgjedhjeve (rundit të balotazhit).

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që kryeministri në detyrë Albin Kurti, e bën një gjë të tillë duke theksuar se kjo është edhe pjesë ideologjike e VV-së, apo pjesë nga socialdemokracia.

Balaj përmendi edhe shembuj nga e kaluara, ku tha se kohë më parë votat janë blerë edhe me nga 20 euro.

“Nëse e marrim për të mirëqenë se përmes kësaj po do të blejë vota, atëherë Kurti e ka rritur çmimin, pra ofertën e ka më të lartë”, deklaroi Balaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vëllezër mbetën të vrarë sot në Gollubovc të Malishevës,…