
Balaj për Limajn: Do të jesh përherë lideri ynë
16 shkurt 2021
| 22:00
Megjithëse Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, nuk arriti të hyjë në parlament pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, anëtaret e saj janë të bindur se do të rikthehen edhe më të fortë në të ardhmen.
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, e cila vjen nga Nisma, ka shkruar se janë edhe më të fortë, ndonëse dështuan ta kalojnë pragun në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar.
Ajo tutje tha se Fatmir Limaj do të mbetet përherë lideri i kësaj partie.
“Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve! Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë! Me Ty gjithmonë. Vazhdojmë… Edhe më të fortë!”, shkroi ajo.