Bale, afër rikthimit në Tottenham

26 janar 2020 | 18:20

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, mund të bëjë një rikthim të befasishëm te Tottenham Hotspur.

Pak ditë pasi ishte raportuar se Bale ua ka bërë të ditur drejtuesve të Real Madridit se nuk largohet pa skaduar kontrata, uellsiani po lidhet me skuadrën e Tottenham Hotspurit.

“Daily Express” raporton se Tottenhami ka hapur bisedimet për nënshkrimin e Gareth Bale nga Real Madridi. Londinezët duan ta finalizojnë operacionin gjatë këtij muaji. Bale pëlqehet shumë edhe nga Jose Mourinho, ky i fundit që, gjithashtu, po insiston për një finalizim të marrëveshjes.

Uellsiani ka një pagë prej 650 mijë funteve në javë te Real Madridi. Paga mund të jetë problemi kryesor i “Spurs”-it për transferimin e Bales.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ndarja e…