
Bale tregon se a do të rikthehet në Real
Gareth Bale u kthye këtë sezon te Tottenham në formën e huazimit nga Real Madrid dhe dalëngadalë u rrit dhe po luan shumë mirë, duke nisur të shënojë rregullisht dhe të kapë formën.
Së fundmi, për herë të parë që nga transferimi në Londër, Bale ka folur për të ardhmen e tij dhe përgjigja është e papritur. Ai planifikon të kthehet në Madrid, ku ngrohte stolin e argëtohej në fushat e golfit.
“Plani fillestar ishte të bëja vetëm një sezon te Tottenham sepse kam edhe një vit kontratë te Real Madrid. Ideja ime është të kthehem atje, kjo është ajo që kisha planifikuar të jem i sinqertë. Arsyeja kryesore që erdha te Tottenham ishte të luaja rregullisht dhe të shkoja në formë në Kampionatin Evropian. Paqartësitë për të ardhmen time nuk do të jenë problem për paraqitjen time në Evropian”, u shpreh Bale