
Bali Muharremaj: “Fitorja nuk lind rastësisht, ndërtohet me besim dhe me zemër”
21 shtator 2025
| 18:25
Kandidati i AAK-së për Komunën e Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh motivues për qytetarët dhe përkrahësit e tij në prag të zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Muharremaj ka theksuar se çdo fitore është rezultat i punës, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
“A e dini pse fitojmë? Sepse fitorja e ardhshme nuk lind rastësisht, ajo ndërtohet me besim dhe me zemër. Ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, me duar të bashkuara, pas çdo suksesi të punës, se nuk do ta tradhtojmë njëri-tjetrin në momente të caktuara,” ka shkruar ai.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, shpërndajnë shpresë dhe besim se bashkë me qytetarët do të realizohet edhe fitorja e radhës.