Bali Muharremaj: Kam pritë më shumë, por e pranoj rezultatin dhe zgjedhjen e qytetarëve

13 tetor 2025 | 23:17

Bali Muharremaj: Kam pritë më shumë, por e pranoj rezultatin dhe zgjedhjen e qytetarëve

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Muharremaj prin i pari me më së shumti vota në komunën e Suharekës me 45,70% të votave apo 11,929 nga qytetarët.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ishte ai që e futi në balotazh Muharremajn, me 31,65% të votave apo me 8,261 vota gjithsej.

Muharremaj shfrytëzoi rastin që t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Suharekës pa dallim partie. Ai tha se ishte një garë demokratike pa asnjë problem, dhe se i vinte mirë për faktin që ka një civilizim në këtë komunë.

Muharremaj tha se kishte pritur më shumë, por ky ishte verdikti i qytetarëve dhe ai e pranonte këtë rezultat, pavarësisht se votat e diasporës nuk janë numëruar ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të…