Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

11 maj 2025 | 00:33

Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh e mirë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar për IndeksOnline se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.

Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton IndeksOnline.

Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim./IndeksOnline/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë komunikacioni raportohet se ka ndodhur të…