Bali Muharremaj prezanton kabinetin qeverisës komunal
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që do të udhëheqin sektorët kryesorë të administratës lokale. Sipas njoftimit zyrtar të komunës, ky kabinet synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Suharekës.
Përbërja e kabinetit të ri është si vijon:
Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës
Kymete Bajraktari – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Gent Gashi – Drejtor i Inspekcionit
Erza Ramadani – Drejtoreshë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave
Liridon Jollxhiu – Drejtor i Administratës
Armend Krasniqi – Drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë
Remzi Bajselmani – Drejtor i Arsimit
Amir Hoxha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave
Donjete Kabashi – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës
Mensur Selimaj – Drejtor për Shërbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër
Visar Kuqi – Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit



