Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar
28 tetor 2025
| 14:00
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë, Hekuran Murati, kanë shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllari dhe këshilltarin politik, Enesi Sulejmanoviq.
Vendimi është marrë ditën e djeshme, më 27 tetor.
Ky veprim po shihet si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetes së komuniteteve, Duda Balje, e cila nuk e ka votuar qeverinë e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës.
Lidhur me këtë, ka reaguar Balje e cila pas shkarkimeve ka shkruar shkurt në “Facebook”: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.



