Balje për ftesën nga Kurti: Nuk dua pazare politike, e kam vetëm një kërkesë

15 tetor 2025 | 13:58

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se ende nuk është kontaktuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për ndonjë takim lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar dhe se e vetmja kërkesë është formimi i Komunës së Boshnjakëve.

“Jo hala nuk më kanë kontaktuar askush. Kërkesën e njëjtë e kam, kurrgja s’kam ndryshuar, qysh ka qenë në takimin e parë, kështu ka me qenë edhe tash. Nuk besoj që kam me ndërru ndonjë qëndrim edhe ata e dinë shumë mirë”, ka deklaruar Balje në një intervistë për “IndeksOnline”.

Deputetja ka treguar se është befasuar kur ka dëgjuar se ish-zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka biseduar me Kurtin për nisjen e procedurave për formimin e komunës së boshnjakëve.

Balje ka nënvizuar se nuk është e gatshme të bëjë pazare politike për mbështetje ndaj qeverisë së re.

“Unë nuk dua me bo pazare, nuk jam për kurgjo, vetëm për formimin e komunës së Boshnjakëve”, ka theksuar deputetja boshnjake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar për…