Balje shpreson që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje: Dikush të lëshojë pe

07 korrik 2025 | 11:15

Deputetja Duda Balje, para seancës së 43-të konstituive, ka shprehur shpresën që partitë shqiptare do të arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin politik që ka ndodhur.

Ajo ka theksuar se nëse AAK-ja vendos të votojë, problemi i mungesës së votave do të zgjidhet.

“Unë shpresoj që partitë shqiptare do të bëjnë marrëveshje mes vete dhe vota ime s’ka me qenë diçka që mundet me bë ndryshim. Gjithqysh duhet me dalë prej kësaj krize, besoj se fort se një anë duhet të lëshojë pe, dhe kemi disa ditë për me pa çfarë plane ka. Nëse AAK-ja voton, besoj që nuk ka me pas problem për vota”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk…