Balla i PS-së: Nuk e luan topi, zgjedhjet më 30 qershor

16 maj 16:05

Zgjedhjet do mbahem më 30 qershor dhe nuk e luan as topi.

Kështu ka deklaruar kryetari i grupit të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Ballës, ky është një fakt i panegociueshëm me askënd se Kushtetuta nuk është llastik.

“Zgjedhjet do të bëhen në qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Ne nuk do t’i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij, që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për të ardhmen e Shqipërisë. Më 29 maj, në orën 12:30 gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Evropian për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet më 25 maj nga huliganët”, ka thënë Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i…