Balla në Kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë globale

09 prill 2026 | 13:31

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Balla është shprehur se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës.

Ndër të tjera, Balla ka mbrojtur gjithashtu rolin e Bordit të Transparencës, duke theksuar se ky mekanizëm është përdorur edhe në krizën e mëparshme pas luftës në Ukrainë dhe ka dhënë efekt në stabilizimin e çmimeve.

Sa i përket debatit politik, ai ka akuzuar opozitën se po e përdor çështjen për retorikë ditore, ndërsa ka shtuar se projektligjet e propozuara prej saj do të diskutohen në Kuvend sipas kalendarit të miratuar me konsensus, konkretisht në datën 30, raporton “Abcnews.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës,…