
Ballack këshillon Alonson: Qëndro në Leverkusen
04 mars 2024
| 14:47
Ish-ikona e Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen, Michael Ballack e ka këshilluar trajnerin aktual të Leverkusenit, Xabi Alonso që të qëndrojë në skuadrën aktuale edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
“Xabi ka dhënë mentalitetin e duhur Leverkusenit, teksa i ka ngritur në të tillë niveli. Diferenca prej 10 pikësh nga Bayerni ndjekës s’është e rastësishme, demonstron punën e grupit me në krye një trajner të jashtëzakonshëm. Nëse ndihet i lumtur dhe i kënaqur me gjithçka në ekipin ku po drejton momentalisht, nuk shoh arsye përse ai të ndryshojë ambient”, ka thënë Ballack.