Ballkani, afër marrëveshjes me Abazin

16 maj 2022 | 16:09

Ballkani fiton garën për Leonit Abazin. Kanal10 mëson se Abazi do të jetë futbollist i Ballkanit qysh nga sezoni i ardhshëm.

Ish-mbrojtësi i Dritës, Skënderbeut dhe Prishtinës si duket karrierën do ta vazhdoi në qytetin e Suharekës, te kampioni i BKT Superligës së Kosovës.

Mbrojtësi i majtë do të largohet me përfundim të sezonit nga Prishtina, aty ku vitin e kaluar u bë kampion me bardhekaltërit.

Për shërbimet e gjilanasit, ishin të interesuara shumë skuadra, por në fund ‘Xhebrailat’ arritën ta bindin Leonit Abazin t’i bashkohet klubit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…