Ballkani dhe Prishtina e nisin me fitore

19 shtator 2020 | 19:47

Me fitore të thella kanë nisur sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina dhe Ballkani.

Teksa “Plisat” triumfuan 3:0 ndaj Drenicës, klubi nga Suhareka u tregua shumë i fortë për Besën e Pejës duke e mposhtur 4:1.

Prishtina arriti fitoren e parë falë golave të Leotrim Bekteshit, Endrit Krasniqit e Otto Johnit.

Në anën tjetër Ballkani fitoi me golat e Erblin Krasniqit dhe tri golave të Mirlind Dakut. Salihu shënoi për pejanët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, Ministria e Punës…