Ballkani dhe Prishtina luajnë sonte, njëra në “Hibernians Ground”, tjetra në “Fadil Vokrri”

31 korrik 2025 | 08:37

Nënkampioni i Kosovës në futboll Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në UEFA Conference League.

Skuadra nga Suhareka thuajse e ka kryer punën për kalimin në fazën tjetër të kësaj gare, pasi që në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ka fituar me rezultat 4:2.

Ndeshja Floriana – Ballkani do të luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Hibernians Ground”.

Po sonte një skuadër tjetër kosovare do të luajë në këtë garë.

Prishtina do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Larnes.

Ekipi nga kryeqyteti do të kërkojë fitore për të kaluar tutje në fazën tjetër, pasi loja e parë ka përfunduar 0:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga institucionet tashmë…