Ballkani fiton derbin ndaj Dritës

25 shtator 2025 | 17:03

Ballkani ka shënuar fitore në derbin e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit triumfuan në shtëpi pastër 2:0 ndaj kampiones në fuqi, shkruan Gazeta Express.

Walid Hamidi e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 39-të të takimit.

Kurse, në minutën e 86-të, Krasniqi shënoi autogol për 2:0.

Me këtë fitore, Ballkani tani shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë në tabelë.

Në anën tjetër, Drita vazhdon me probleme, teksa gjendet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Ferizajt. Edhe…