Ballkani fiton ndaj Florianas

22 korrik 2025 | 22:51

Ballkani ka fituar ndaj Florianas me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.

Mysafirët që në start e nisën mirë, duke arritur të fitojnë një penallti.

Grech ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0 në minutën e 8-të.

Pas pesë minutash, Ballkani arriti t’i barazojë shifrat me Almir Kryeziun që asistoi te Bleart Tolaj që shënoi për 1-1.

 

Goli i tretë erdhi nga mysafirët në minutën e 25-të që gjetën epërsinë për 2-1 me sulmuesin gambian Mustapha Jah.

Por Ballkani reagoi sërish shumë shpejt, me Giovannin që asistoi te Sunday Adetunji që shënoi për 2-2.

 

Në minutën e 32-të, Ballkani mori epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje, ku kësaj radhe Adetunji ishte asistues, ndërsa Tolaj shënoi golin e dytë personal për 3-2.

Ballkani pas golit tentoi të gjejë golin e katërt dhe të qetësisë, por maltezët ishin të sigurt në mbrojtje.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, energjia elektrike u ndal në stadium “Fadil Vokrri”, ku gjyqtari pastaj i dërgoi skuadrat në pushim.

Ballkani e nisi mirë pjesën e dytë, duke radhitur rastet para portës së Florianas.

Në minutën e 74-të, Ballkani shënoi golin e katërt me Gerlab Smjalin që asistoi te Adetunyi që shënoi golin e dytë personal për 4-2.

Ish kampioni i Kosovës kishte raste edhe për golin e pestë, por nuk ia arriti.

Ballkani mori një fitore të rëndësishme që duhet ta ruajë për ndeshjen kthyese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtues të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) kanë pritur në…