
Ballkani fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Llapit
Ballkani përforcohet në pozitën e parë në Superligë, pasi e mposhti të mërkurën në derbi Llapin me rezultat minimal 1-0. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ishte mjaftë interesante, por edhe e tensionuar ku si pasojë gjyqtari kryesor shpërndau tre karton të kuq.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bend Baftiu, në minutën e 31-të. Pak minuta me vonë gjyqtari kryesor ndëshkoi me karton kuq, Ahmed Januzin (Llapi) dhe Kushtrim Gashi (Ballkani). Në pjesën e dytë me karton të kuq u ndëshkua edhe Prençi. Rastet në vijim të ndeshjes nuk munguan, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Ballkani mori tri pikë.
Ballkani është në vendin e parë me 67 pikë, kurse Llapi është në vendin e pestë me 39 pikë.
————————————
Gjilani ndan pikët me Drenicën
Skuadra e Gjilanit ka ndarë pikët me Drenicën, pasi luajtën baras 0-0. Pas kësaj ndeshje Gjilani vazhdon të jetë në vendin e katërt me 43 pikë, derisa Drenica është e teta me 35 pikë.
——————————————————-
Drita ndalet nga Besa, bie në pozitën e tretë
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita ka bërë një hap fals në garën për titull, pasi ka luajtur baras me Besën (1-1).
Në minutën e 20-të, Ardi Tahiri me kokë shënoi golin e epërsisë për skuadrën pejane (1-0). Ndërsa mysafirët e barazuan rezultatin në pjesën e dytë nëpërmjet Betim Haxhimusës, por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje.
Pas kësaj xhiro, Drita bie në pozitën e tretë me 65 pikë. Në anën tjetër Besa është e fundit me vetëm 11 pikë.
—————————————–
Prishtina mposhti Trepçën ‘89
FC Prishtina e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ishte mjaftë interesante.
Në pjesën e parë, Prishtina humbi një penallti, derisa në pjesën e dytë Prishtina realizoi tre gola. Dy herë realizoi Leotrim Kryeziu, kurse një e shtoi Endrit Krasniqi. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Arbnor Muja nga penalltia.
——————————————
Prishtina -Trepça ’89, 3-1
Prishtina është gjithnjë e me afër fitores në ndeshjen kundër Trepçës ’89, pasi ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi Leotrim Kryeziu realizoi golin e tretë për kryeqytetasit dhe të dytin personal.
—————————————————
Edhe dy gola shënohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
FC Prishtina ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 (2-0), e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Leotrim Kryeziu ka shënuar golin e dytë, derisa golin e parë e kishte shënuar mesfushori Endrit Krasniqi. Ndërsa Arbnor Muja e ka ngushtuar epërsinë e Prishtinës në 2-1, pasi shënoi nga penalltia.
———————————–
Kampionia barazon rezultatin në Pejë
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e ka barazuar rezultatin ndaj Besës (1-1).
Pejanët kanë shënuar në pjesën e parë nëpërmjet Tahirit, derisa rezultatin e barazoi Drita në minutën e 63-të. Shënues ishte Betim Haxhimusa.
———————–
Prishtina kalon në epërsi ndaj Trepçës ’89
FC Prishtina ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 (1-0), e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, kryeqytetasit realizuan nëpërmjet Endrit Krasniqit, i cili e shfrytëzoi një asistim të Leotrim Kryeziut për të realizuar golin e parë në ndeshje.
———————————
Ja si përfundojnë pjesët e para në katër ndeshjet e Superligës (Live)
Ballkani është duke fituar pas pjesës së parë ndaj Llapit (1-0). Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Blend Baftiu, pas asistimit të Armend Thaqit. Januzi i mysafirëve dhe Gashi i vendasve janë ndëshkuar me karton të kuq.
Fitore po shënon edhe Besa në përballje me Dritën (1-0). Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Tahiri. Ndërsa nuk ka gola të shënuara në dy ndeshjet tjera Prishtina-Trepça ’89 dhe Gjilani-Drenica.
————————————–
Vjen goli i parë në ndeshjen Ballkani – Llapi. Prishtina humb penallti ndaj Trepçës ’89
Skuadra e Ballkanit ka kaluar në epërsi në ndeshjen derbi kundër Llapit, e cila po zhvillohet në Suharekë. Në minutën e 31-të, Blend Baftiu e kaloi skuadrën vendase në epërsi. Ndërsa pak minuta pas pranimit të golit, Llapi ka mbetur me një lojtar me pak. Ahmed Januzi është ndëshkuar me karton të kuq.
Ndërsa Prishtina ka dështuar të kalon në epërsi ndaj Trepçës ’89, pasi gjuajtjen e Besnik Krasniqit nga penalltia e ndali portieri Hyseni.
—————————————-
Besa kalon në epërsi ndaj Dritës
Skuadra e Besës së Pejës ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Dritës (1-0). Në minutën e 20-të, Ardi Tahiri ka shënuar me kokë golin e epërsisë për skuadrën pejane. Tri ndeshjet tjera janë 0-0.
——————————-
Filluan katër ndeshjet e Superligës
Kanë filluar katër ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani e pret në Suharekë skuadrën e Llapit dhe synim do të ketë marrjen e tri pikëve dhe ruajtjen e pozitës së parë në elitë, të cilën e mori të dielën falë humbjes së Dritës nga Prishtina. Llapi është i koncentruar në finalen e Kupës dhe në këtë ndeshje nuk ka shumë ambicie.
Prishtina e supermotivuar pas fitores në derbin e fundjavës, kërkon tri pikët e reja në përballje me Trepçën ’89, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampionia në fuqi, Drita, pasi e humbi pozitën e parë, do të kërkojë t’u rikthehet rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Besës së Pejës, kurse Drenica do të ketë punë me Gjilanin. Kjo e fundit nuk është në garë për titull e as për mbijetesë, prandaj kuqezinjtë do të mundohen të marrin pikë në Gjilan.
SUPERLIGA – java 31
Feronikeli – Arbëria 0-1
Të mërkurën takohen:
15:00 Prishtina – Trepça ’89 3-1
15:00 Gjilani – Drenica 0-0
15:00 Ballkani – Llapi 1-0
15:00 Besa – Drita 1-1
/Epoka e re/