Ballkani i pamëshirshëm ndaj Drenicës, Prishtina dhe Llapi i ndajnë pikët

04 tetor 2020 | 17:25

Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, të dielën në “Fadil Vokrri”, në njërën ndër sfidat kryesore e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit kishin iniciativën në terren, duke bërë presion më të madh drejt portës llapjane, por këta të fundit më mençuri ja dolën të shkëpusin një pikë tejet të rëndësishme, të parën këtë edicion të garave.

Ndërkaq, Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve. Skuadra e Ismet Munshit deklasoi Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Skuadra nga Suhareka në çdo pikëpamje ishte më e mirë së skuadra drenicase.

Arbër Prekazi në minutën e 7’, dhe Armend Thaqi (27’, 90+2’) e Mirlind Daku (19’, 82’) më nga dy gola, shënuan për fitoren e rëndësishme të Ballkanit, skuadër kjo që vazhdon të kryesojë tabelën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka pësuar humbje në shtëpi nga kampionia…