Ballkani konfirmon largimin e Thaqit

25 korrik 2025 | 13:26

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar sot se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Astrit Thaqi.

“Faleminderit Astrit Thaqi. Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani ka mbyllur bashkëpunimin me Astrit Thaqin. Falënderojmë Astritin për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit suharekas.

Thaqi që në të kaluarën ishte pjesë e Feronikelit, në skuadrën e Ballkanit ishte transferuar në vitin 2021, duke qenë pjesë e shumë sukseseve historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir Gashi Liria që buron nga qelia dhe burgimi…