Ballkani konfirmon transferimin e Adetunjit te Al Hilal

01 shtator 2025 | 15:00

FC Ballkani ka njoftuar zyrtarisht shitjen e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji, te klubi sudanez Al Hilal. Kishte kohë që Adetunji kërkonte largimin nga klubi, duke mos pranuar të luante në ndeshjet e fundit.

“Në bashkëpunim me Al Hilal nga Sudani, kemi arritur marrëveshje për transferimin e Adetunjit. Sulmuesi ynë mbyll kapitullin te FC Ballkani dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e re në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit. Gjatë kohës së tij te Ballkani, Adetunji luajti 38 ndeshje, ku shënoi 22 gola dhe regjistroi 7 asistime. Në garat evropiane të këtij viti, sulmuesi afrikan realizoi 4 gola për ekipin kosovar, duke qenë një nga figurat kyçe të skuadrës në arritjen e objektivave të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shadan Muhadri shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Pjeter…