Ballkani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

09 shkurt 2020 | 15:42

Kampionia e vjeshtës, Ballkani është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e mposhti në Klinë, Dukagjinin me rezultat 0-2.

Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes Blend Baftiun e kaloi Ballkanin në avantazh 0-1 skuadrën mysafire, kurse njëmbëdhjetë minuta më vonë Artur Magani shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i LSDM-së, Zoran…