Ballkani kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

31 korrik 2025 | 23:23

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në raundin e dytë kualifikues të kësaj gare, Ballkani e eliminoi ekipin nga Malta, FC Floriana me rezultatin e përgjithshëm 5:3.

Edhe pse barazoi 1:1 në ndeshjen e kthimit të luajtur të enjten në Maltë, Ballkani e eliminoi FC Floriana, ekip që javën e shkuar e mposhti në Prishtinë me rezultatin 4:2.

Në ndeshjen e kthimit, Ballkani ishte në disavantazh prej fillimit të ndeshjes, por në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi shifrat me anë të sulmuesit Sunday Adetunji.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Ballkani do të përballet me Shamrockun e Irlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është eliminuar nga kualifikimet për në Ligën e Konferencës,…