Ballkani kualifikohet tutje në Kupën

24 nëntor 2022 | 14:31

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani i Suharekës është kualifikuar tutje në garën e Kupës.

Ballkani e ka mposhtur me rezultat 3-1 në udhëtim te Phoenixin në rrethin e 1/16-tës së finales.

Golat për Ballkanin i shënuan Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’), kurse për skuadrën e Ligës së Parë golin e vetëm e shënoi Ediae Precious.

Dje kualifikimin tutje e siguroi skuadra e Liria e Prizrenit që e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 1-2.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përgjegjësinë për situatën aktuale në…