Ballkani mëson kundërshtarët për kualifikimet e Ligës së Konferencës

18 qershor 2025 | 11:44

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për kualifikimet e garës evropiane UEFA Conference League.

Skuadra nga Suhareka, nis garat nga rrethi i dytë kualifikues.

Shorti do të vendosë nëse Ballkani do të luajë me njërën nga këto skuadra:

NK Varazdin nga Kroacia, FC UNA Strassen nga Luksemburgu, apo njërin prej fitueseve të këtyre ndeshjeve:

La Fiorita 1967 (San Marino) – FC Vardar (Shkup)

Floriana FC (Maltë) – Havefordwest (Uells)

ST joseph’s (Gjibraltar) – Cliftonville (Irlandë e Veriut).

Ballkani ka qenë pjesëmarrës i kësaj gare tri herë duke luajtur në dy periudha edhe në fazën e grupeve si skuadra e vetme e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi –…