Ballkani mposht bindshëm Malishevën

28 tetor 2025 | 15:20

Skuadra e Ballkanit është kthyer te fitorja në Superligë pas barazimit vikendin e shkuar në shtëpi me Gjilanin.

Të martën, në kuadër të xhiros së 11-t të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani triumfoi në udhëtim te skuadra e Malishevës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, përfundoi me shifrat 5:0 në të mirë të ekipit mysafir.

Një gol në pjesën e parë dhe katër të tjerë në të dytën, konfirmuan fitoren bindëse të ekipit nga Suhareka.

Almir Kryeziu, Giovanni e Valentin Serebe shënuan nga një gol, ndërsa Bleart Tolaj kontribuoi me dy gola për Ballkanin, ekip që regjistroi fitoren e gjashtë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Me këtë fitore, Ballkani forcohet në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në kuotën e 13 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një serie prej katër ndeshjeve pa fitore, ku kishte…