Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye të tabelës

14 dhjetor 2025 | 14:59

Ballkani e ka fituar edhe ndeshjen e tretë rresht në Superligën e Kosovën në futboll me trajnerin Mislav Karoglan.

Pas Dritës e Prishtinës së Re, Ballkani ka mposhtur edhe skuadrën e Prishtinës.

Të dielën në Suharekë, Ballkani triumfoi 3:1 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 17-të.

Të gjithë golat e takimit, u shënuan në pjesën e parë, me Prishtinën që zhbllokoi rezultatin me anë të Gentrit Salihut.

Bleart Tolaj, Gentrit Salihu autogol dhe Valentin Serebe nga penalltia, shënuan golat për Ballkanin.

Prishtina në tri ndeshje nën drejtimin e Afrim Tovërlanit nuk po di për fitore.

Në tri ndeshje me Tovërlanin, Prishtina ka dy humbje e një barazim, dhe renditet mbetet e treta në tabelë me 27 pikë.

Ndërkohë, Ballkani forcohet në krye të tabelës me 32 pikë të tubuara.

May be an image of soccer and text that says 'E EIA albi MALL SUPERLIGA EVALENII 9 里 9 2U MpeMro 2IO 0 FC BALLKANI FULLTIME TIME FULL PCPRISHTINA PCP 3-1 1322 22' Tolaj 31' Jashanica 45+1' Serebe'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, nëpërmjet…