Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Orges Shehi

20 nëntor 2025 | 11:24

Trajneri Orges Shehi dhe Ballkani kanë ndarë rrugët. Ballkani ka bërë me dije se Shehi kishte njoftuar zyrtarët e klubit menjëherë pas humbjes 2:0 nga Drenica se do të largohet në muajin janar.

Mirëpo, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodhë tani, duke vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm.

Ekipin do ta udhëheqë përkohësisht trajneri i skuadrës U21 të Ballkanit, Edon Gashi.

“FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë. Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar Ballkani.

Shehi largohet nga Ballkani ndonëse ka vetëm tri pikë më pak se Prishtina lidere me 26 pikë në Superligën e Kosovës. Shehi e kishte marrë drejtimin e Ballkanit në muajin dhjetor të vitit të shkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“SolAce” L.L.C. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…