Ballkani në fokus të producentëve ndërkombëtarë të filmit

15 janar 2026 | 11:23

Ministri i Kulturë, Hajrulla Çeku, së bashku me drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, kanë pritur në takim disa producentë ndërkombëtarë, të cilët po shqyrtojnë Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.

Gjatë takimit, ministri Çeku i ka njoftuar ata me politikat e Kosovës në fushën e kinematografisë, përfshirë Ligjin e ri të Kinematografisë, të drejtën në rabat, lehtësitë për prodhime ndërkombëtare dhe potencialin që vendi ynë ofron për xhirime filmike.

Vizita e tyre në Kosovë përfshiu edhe takime rrjetëzimi, me qëllim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve konkrete ndërmjet producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, duke hapur rrugë të reja për zhvillimin e industrisë filmike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka “djegur” rrjetet sociale me…