Ballkani një hap përpara, synon kalimin në playoff të Conference League

14 gusht 2025 | 08:42

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Shamrock Rovers.

Ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” skuadra e Orges Shehit e fitoi me rezultat minimal 1:0.

Tani synim i skuadrës nga Suhareka mbetet kalimi në playoff të Conference League.

Kjo ndeshje luhet në Irlandë në “Tallaght Stadium”, me fillim nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita do të përballet sonte në sfidën e dytë të…