
Ballkani nuk gabon ndaj Feronikelit
Skuadra e Ballkanit nuk ka gabuar në derbin ndaj Feronikelit, pasi shënoi fitore me rezultat 0-2. Në këtë mënyrë skuadra nga Suhareka e vazhdon garën për titull me Dritën dhe Prishtinën.
Në tridhjetë minutat e parë mysafirët rrezikuan me shumë, por vendasit patën një rast të mirë shënimi kur Përparim Islami gjuan nga distanca dhe Ljuljanoviq me ndihmën e traversës e dërgon topin në këndore.
Tre minuta me vonë realizon Ballkani nëpërmjet Ermal Krasniqit për 0-1. Në minutën e 51-të, Yll Hoxha qëllon traversën pas një goditje të fuqishme nga afërsia. Në minutën e 76-të, Ballkani realizon edhe golin e dytë me anë të Mirlind Dakut, i cili ishte i saktë nga penalltia. Ballkani rikthehet në vendin e dytë me 61 pikë, kurse është në vendin e shtatë me 34 pikë.
/Epoka e re/