Ballkani prezanton Hajdinin, por ngatërron pozitën e Batatinës  

14 dhjetor 2018 | 15:59

Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar si përforcim të ri të skuadrës Bledar Hajdinin, i cili vjen si huazim nga skuadra e Llapit.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare të skuadrës nga Suhareka, ky klub e ka falënderuar për bashkëpunim drejtorin sportiv Tahir Batatina, por ia ka ngatërruar pozitën duke e quajtur kryetar.

“Bledari është i huazuar nga FC Llapi në skuadrën tonë dhe është prezantuar nga drejtori sportiv Lulzim Kolgeci dhe menaxheri i skuadrës Idriz Hajrizi. Faleminderit për mundësinë dhe bashkëpunimin kryetarit të FC Llapit, Tahir Batatina”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka…