Ballkani rikthehet në pozitën e tretë

21 qershor 2020 | 19:04

Ballkani e mposhti Trepçës ’89 (3-1) dhe në këtë mënyrë është rikthyer në pozitën e tretë në IPKO Superligë.

Skuadra e Ismet Munishit është dashur të djersitët mirë për të marrë pikët e plota nga përballja me 89-shin.

Në minutën e 19-të, Jetmir Topalli e hapi serinë e golave për 1-0. Katër minuta më vonë mysafirët e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga penalltia nëpërmjet Arb Manajt. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1, ani pse rastet ishin të shumta.

Në pjesën e dytë, Ballkani sulmoi më shumë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 78-të, kur Ermal Krasniqi realizoi për 2-1. Tre minuta para fundit të ndeshjes për vendasit shënoi edhe Mirlind Daku. Pas tri pikëve, Ballkani është rikthyer në pozitën e tretë më 49 pikë, kurse Trepça ’89 është e nënta me 27 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet…