
Ballkani shkatërron La Fioritan si mysafir
19 korrik 2022
| 23:38
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat bindës në ndeshjen e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Portokallezinjtë e mposhtën si mysafirë kampionin e San Marinos, La Fioritan, me shifrat 4:0, duke e kryer pothuajse çështjen e kualifikimit tutje qysh në ndeshjen e parë.
Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 6-të me golin e Meriton Korenicës.
Epërsinë e dyfishoi Albion Rrahmani në minutën e 23-të, teksa i njëjti lojtar realizoi edhe golin e tretë në minutën e 50-të.
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Albin Berisha në minutën e 73-të.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.
Në rast kualifikimi në rethin tjetër Ballkani do të luajë me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.