Ballkani sonte përballet me Florianan në ‘Fadil Vokrri’

22 korrik 2025 | 10:00

Ballkani do të zbresë sonte për herë të parë në fushë në kuadër të garave evropiane për edicionin 2024/25.

Nënkampioni i Kosovës e nis aventurën nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë zhvillohet në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku suharekasit do të përballen me skuadrën nga Malta, Floriana FC, me fillim nga ora 20:30.

Të besuarit e trajnerit Orges Shehi synojnë të marrin fitore në këtë duel të parë, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Maltë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes 8:0 nga Vikinguri, Malisheva ka vendosur të ndahet…