
Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve
19 qershor 2025
| 11:28
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha janë tre futbollistët me të cilët Ballkani ka ndërprerë bashkëpunimin, duke i falënderuar për kohën në klub.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nënkampioni i Kosovës në futboll, bëri të ditur për shkëputjen e kontratës me tre futbollistët, të cilët nuk arritën të përshtateshin me politikat e klubit.
“Duke falënderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha. Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona”, ka njoftuar klubi nga Suhareka.